Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur qytetin e Durrësit, ku dy fëmijë të mitur kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në lagjen nr. 15, ku një automjet i drejtuar nga një 57-vjeçar ka përplasur tre fëmijë rreth 10 vjeç.

Për pasojë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa fëmija i tretë është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.