Pas aksdientit tragjik ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos rëndë një tjetër, ka ardhur reagimi nga shkolla 9-vjeçare “Demokracia” në Durrës, ku fëmijët ndiqnin mësimin.

Në reagim thuhet se humbja e dy të miturve është e rëndë jo vetëm për familjet e tyre, por për gjithë komunitetin, shkollën dhe këdo që pati fatin t’i njihte. Më tej u shprehet ngushëllime familjarëve dhe thuhet se kujtimi i tyre do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e kujtdo që i njihte.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të dy nxënësve të mitur, të cilët u ndanë nga jeta në mënyrë të padrejtë dhe të parakohshme. Kjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjet e tyre, por për gjithë komunitetin, shkollën dhe këdo që pati fatin t’i njihte.
Në këto momente të vështira, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve. Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen, por lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe.
Kujtimi i tyre do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona.
U prehshin në paqe.”
– thuhet në reagim.