Seanca plenare e kësaj të hëne nisi me një minutë heshtje për tragjedinë e Durrësit, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur.
“Engjëjt u prehshin në paqe,” u shpreh zv.kryeparlamentarja Klodjana Spahiu.
Disa deputetë të tjerë nuk mund të mbajtën dot lotët, duke treguar dhimbjen e thellë për humbjen e dy jetëve të pafajshme.
Aksidenti ndodhi pasditen e së dielës në zonën e ish-Kënetës, ku një automjet doli nga kontrolli dhe përplasi disa fëmijë që ndodheshin pranë trotuarit.
Si pasojë, dy fëmijë të moshës 10 dhe 12 vjeç humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital.
