Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për regjisorin Petri Bozo, i cili akuzohet për aksidentin tragjik ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në aksin Elbasan-Librazhd, pranë një shkolle në zonën e Menglit.

Sipas informacioneve paraprake, 7-vjeçari ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë, kur u përplas nga automjeti që drejtohej nga Bozo.

Fëmija mori plagë të rënda dhe nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve, ndërsa ngjarja shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Prokuroria kërkoi masën “Arrest me burg”, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Hetimet për rrethanat e plota të aksidentit vijojnë ende.