Dhimbje e thellë në familjen Samurri në fshatin Mengël të Elbasanit, ku këtë të martë janë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të vogëlushit 7-vjeçar, Algit Samurri.
Mes heshtjes, lotëve dhe tronditjes së familjarëve e të afërmve, të gjithë përballen me lajmin e rëndë të ndarjes nga jeta të të miturit, i cili humbi jetën në një aksident rrugor vetëm pak metra larg shkollës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin nacional Elbasan–Librazhd, ku 7-vjeçari u përplas nga një automjet. Pavarësisht ndihmës së dhënë, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Tragjedia ka prekur jo vetëm familjen, por edhe banorët e zonës, të cilët kërkojnë më shumë siguri në segmentin rrugor pranë shkollave për të shmangur ngjarje të tilla të rënda në të ardhmen.
