Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, ndërsa automjeti drejtohej nga një 61-vjeçar me inicialet P.B. Përplasja rezultoi fatale për të miturin, i cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale.
Në vendin e aksidentit ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
