Një aksident tragjik ka ndodhur në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, ku çifti Vangjel dhe Marga Ajdini humbën jetën. Ata udhëtonin në një Ford, i cili u përplas me një autobot që drejtohej nga Sazan Arapi.
Si pasojë e përplasjes, çifti Ajdini nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa Sazan Arapi, drejtuesi i autobotit, dhe pasagjerja e tij, Arjanisa Arapi, dyshohet të jetë bashkëshortja e tij, janë lënduar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Aktualisht, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit. Autoritetet janë duke punuar për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.