Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Tapizë, në Krujë, ku një mjet tip “Audi” ka përplasur për vdekje një 62-vjeçar, identifikuar si Nazif Zeneli.
Viktima, banor i zonës, ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga automjeti që udhëtonte me shpejtësi të lartë.
Drejtuesi i mjetit, 19-vjeçari Kleo Malja, është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Krujë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
