Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë.

Një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Gjyshja 56-vjeçare humbi jetën në vendngjarje dhe 4 persona të tjerë u plagosën, të gjithë anëtarë të një familjeje, mes tyre një 6-vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se në mjet me të miturin udhëtonin prindërit e tij dhe gjyshërit.

Të gjithë të plagosurit u transportuan drejt spitali të traumës në Tiranës, ku në gjendje më të rëndë fillimisht ishin 6-vjeçari dhe gjyshi i tij, të cilët u intubuan.

Pas mesnate gjyshi rreth 64 vjeç nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.