Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në aksin Thumanë-Milot, ku një person që po qarkullonte me motor, u përplas për vdekje nga një kamion.
Sot policia e Shkodrës ka vënë në pranga drejtuesin e kamionit, shtetasit me iniciale B.D., banues në Durrës. 35-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
“Në vijim të informacionit të dhënë për aksidentin në aksin rrugor ‘Thumanë–Milot’, informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve procedurale për rastin, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. D., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, me pasojë vdekjen. Rreth orës 15:00 të datës 25.02.2026, 35-vjeçari, me kamionin që drejtonte, përplasi ciklomotorin që drejtonte pa leje drejtimi, shtetasi L. B., i cili si pasojë humbi jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.



