Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë pranë kryqëzimit të Rrilës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e goditjes së fortë, një nga makinat ka përfunduar përmbys në një kanal anës rrugës.
Të dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore. Sipas informacionit të fundit, ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
