Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një jet ski i policisë, është përplasur me një tjetër mjet lundrues.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Jonufrës, për ku policia ishte nisur për të shpëtuar një pushues me kanoe, që kishte kërkuar ndihmë.

Megjithatë, gjatë lundrimit drejt vendit të njoftuar, mjeti lundrues tip jet ski i Policisë Kufitare është përfshirë në një përplasje me një tjetër mjet lundrues jet ski ku ndodheshin dy persona. Për pasojë, një prej tyre ka mbetur i plagosur.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:20, pas marrjes së një njoftimi se në zonën e Jonufrës ndodhej një shtetas me kanoe që kërkonte ndihmë, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë për në vendngjarje.

Gjatë lundrimit drejt vendit të njoftuar, mjeti lundrues tip jet ski i Policisë Kufitare është përfshirë në një përplasje me një tjetër mjet lundrues jet ski ku ndodheshin dy shtetas. Si pasojë, njëri prej tyre (drejtuesi) ka marrë dëmtime të lehta.