Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lin-Pogradec ku një kalimtare e moshuar dhe një vajzë 11-vjeçare janë përplasur nga një automjet.
Sipas njoftimit të policisë e moshuara62-vjeçare ka marrë shumë plagë në trup dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjithashtu bëhet me dije se në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor pë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur dy këmbësore, shtetaset M. Gj., rreth 62 vjeçe dhe G. Gj., rreth 11 vjeçe.
Këto dy shtetase janë transportuar në spitalin e Pogradecit, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
