Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar i cili një ditë më parë aksidentoi për vdekje një person me automjetin e tij.
“Më datë 19.09.2016, u arrestuan shtetasit Marsel Sadiku, 19 vjeç dhe Panajot Isai, 19 vjeç, banues në Fier, në superstradën “Plepa–Rrogozhinë”, shtetasi Marsel Sadiku duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, me targa AA250KG, ka aksidentuar për vdekje, shtetasin M. K., 68 vjeç, banues në Kavajë dhe janë larguar nga vendi i aksidentit (drejtuesi me pasagjerin), duke braktisur mjetin”, sqaron policia.
20 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)