Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme drejtuesin e mjetit që aksidentoi për vdekje një fëmijë 7-vjeçar në Kamëz dhe u largua nga vendngjarja.

Në pranga është vënë edhe një person tjetër, i dyshuar për moskallëzim krimi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, ku automjeti përplasi të miturin dhe më pas u largua nga vendi i aksidentit.

Si pasojë e plagëve të marra, 7-vjeçari ndërroi jetë në spital.