Një 63-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet si shkaktar i një aksidenti me pasojë vdekje, i ndodhur një muaj më parë në Bulqizë.

Mësohet se ai akuzohet se më 15 dhjetor të vitit të kaluar, në fshatin Xibër, teksa po drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar një motomjet që drejtohej nga një 75-vjeçar. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 75-vjeçari humbi jetën disa ditë pas aksidentit, në spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Pas aksidentit 63-vjeçari ishte larguar nga vendngjarja, duke braktisur viktimën, për tu arrestuar vetëm sot. Për hetime të mëtejshme dosja iu kalua prokurorisë vendore, për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen.