875 bimë kanabisi janë asgjësuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se aksioni është bërë në vazhdim të operacionit Territur i Pastër.

Lëndët narkotike të asgjesuara janë gjetur në fshatin Cudhi Kamp. Gjithsej nga operacioni janë asgjesuar 14 965 bimë kanabisi. 

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, faza e 28-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Gjatë kësaj faze u asgjësuan nëpërmjet djegies 875 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në terren malor, në një fshat të Krujës.

Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 14 965 bimë narkotike kanabis. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 28-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në fshatin Cudhi Kamp, në Krujë, u gjetën të kultivuara 875 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni i kontrollit të territorit vijon.