Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kanë zhvilluar një aksion në zonën e Krujës, ku ka prishur disa struktura informale të përdorura për shuarjen e gëlqeres.
Sipas verifikimeve të kryera nga autoritetet në terren, objektet dyshohen dhe ndodheshin në zonën e pyllit të Picrrangës dhe shërbenin për një aktivitet që sipas IKMT-së kishin pasoja të drejtpërdrejta në mjedis.
Gjatë procesit të prodhimit të gëlqeres në këto struktura, digjeshin materiale të ndryshme si goma të përdorura, plastikë dhe mbetje vajrash duke shkaktuar çlirimin e tymrave dhe substancave të dëmshme. Autoritetet bëjnë të ditur se ndotja e krijuar ndikonte jo vetëm në cilësinë e ajrit, por edhe në tokën dhe burimet ujore përreth asaj zone.
Sipas IKMT-së, aktiviteti paraqiste gjithashtu rrezik për shëndetin e banorëve aty pranë, për shkak të ekspozimit ndaj ndotësve të çliruar gjatë djegies së këtyre mbetjeve.
