SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë, në kuadër të të cilit janë lëshuar 10 urdhër-arreste.

Sipas informacioneve paraprake, aksioni lidhet me një çështje që mban firmën e prokurorit Alfred Shehu.

Burime bëjnë me dije se gjatë operacionit janë arrestuar disa persona, ndërsa goditja vjen në kuadër të luftës kundër një grupi të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.