Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë rinisur në rrugët e kryeqytetit, ku situata vijon të jetë e tensionuar.
Një furgon i mbushur me efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka tentuar të afrohet drejt protestuesve, por nuk ka arritur të përparojë.
Në momentin që mjeti i policisë është afruar, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të tij dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga zona, duke shmangur shoqërimin nga policia.
Situata në terren mbetet dinamike, ndërsa përplasjet mes palëve vijojnë.
