Forcat RENEA janë duke zhvilluar një aksion ditën e sotme në disa zona të Tiranës.

Mësohet se SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste dhe aktualisht janë duke u zhvilluar kontrolle në zonën e Myslym Shyrit, por jo vetëm. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se dyshohet që aksioni është pjesë e zbardhjes së një ngjarje kriminale.

Policia ka qenë edhe gjatë natës në qytetin e Lezhës, por ende nuk dihen arsyet e sakta.