Policia ka nisur procedimin penal ndaj katër të rinjëve në qytetin e Lezhës. Ata po procedohen penalisht nga polica, pasi u ndoqën nga policia si të dyshuar dhe hodhën lëndën narkotike nga xhami i makinës.

Lënda narkotike është sekuestruar në cilësion e provës materiale, ndërsa polica po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. N., 21 vjeç, E. Gj., 22 vjeç, P. B., 19 vjeç dhe R. Ll., 20 vjeç, të gjithë banues në Lezhë, pasi ndërkohë që qarkullonin me një automjet, në qytetin e Shëngjinit, sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë, kanë hedhur nga dritarja e automjetit një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.