Gjykata e Posaçme ka caktuar ditën e sotme masat e sigurimit ‘arrest ne burg’ për 6 te arrestuarit pas aksionit të SPAK kundër ‘call-center’ në dy pallate Tiranë, që akuzohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha për Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi u caktua masa e sigurimit arrest ne burg me afat 20 ditor.
- Remir Gjoligaj- arrest me burg;
- Endri Gjata- arrest me burg;
- David Qerimi- arrest me burg;
- Elis Merkaj- arreat me burg;
- Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë;
- Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë;
- Hysen Xhepexhiu- arrest me burg;
- Klaudio Kaçupi – arrest me burg.
Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.
Vëzhguesit nuhatën se ishin nën lupën e hetuesve dhe mbrëmjen e datës 15 janar ata boshatisën qendrën e thirrjeve në kullën luksoze “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe disa materiale u asgjësuan. Brenda pak orësh ky aktivitet u ringrit në godinën “Downtown One”, në Bulevardin “Bajram Curri”, ku dhe u arrestuan në flagrancë punonjësit, të cilët kishin transportuar gjatë natës material.




