Një operacion policor është në zhvillim në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, ku forcat e rendit kanë rrethuar një banesë pas informacioneve se aty mund të fshiheshin persona të armatosur. Sipas burimeve nga terreni, është identifikuar një prej personave të dyshuar, 24-vjeçari Julian Cumraku, i cili kërcënon se do qëllojë me armë.

Policia e Pukës ka kërkuar mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës mund të ndodhet një person i armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë. Kontrolli po kryhet me kujdes të shtuar për shkak të situatës së mundshme të rrezikshme.

Banesja e dyshuar ndodhet pranë shkollës së Oroshit dhe është rrethuar që në orët e para të mëngjesit. Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet nga vendngjarja mbeten të kufizuara.