Vijon prej më shumë se 5 orësh rrethimi i banesës së braktisur në Orosh, ku po fshihen dy persona të kërkuar, të cilët janë të armatosur rëndë.
Gazetari i Top Channel Klodian Zhivani bën me dije se policia ka marrë vëllain e një prej tyre, Julian Çumrakut, për t’i bërë thirrje dhe për ta bindur atë të dorëzohet.
Përveç Çumrakut, i ngujuar ndodhet dhe Arben Uka, teksa të dy janë të armatosur rëndë dhe konsiderohen të rrezikshëm. Shtëpia është rrethuar që prej mëngjesit nga policia e Pukës, ndërsa pas dështimit të negociatave për tu vetëdorëzuar, në zonë kanë mbërritur dhe forcat RENEA. Gjatë negociatave me policinë për t’u dorëzuar, njëri prej personave është dëgjuar të thërrasë dhe “Allahu Ekber”.




