Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë foto nga plazhi publik i Durrësit, pas aksionit për lirimin e hapësirave publike.
“Me këto hapësira relaksuese nga plazhet publike në Durrës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë bashkëngjitur me fotografitë.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej disa ditësh me urdhër të kryeministrit Edi Rama, në të gjithë vendin.
