Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar homazhe ditën e sotme për gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja.

Në dalje nga Pallati i Kongreseve, Manja e konsideroi vrasjen e gjyqtarit si një akt barbar dhe kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Ish-ministri shtoi se kjo ditë duhet të shërbejë edhe si homazh për të gjithë punonjësit e drejtësisë që kanë përjetuar sakrifica.

“Jam sot këtu për ti dhënë nderimet e fundit një mikut tim të vjetër, me të cilin na ka bashkuar puna në sistemin e drejtësisë në ditë të vështira, 2002-2007, ku i ndjeri miku im Astrit Kalaja ishte gjyqtar në Shkodër, ndërsa unë drejtoja Prokurorinë e Shkodrës. Drejtësia ka humbur një gjyqtar me integritet, një njeri model, një familjar të devotshëm, ne kemi humbur një shok të mirë. Ngjarja është tronditëse. Unë kam deklaruar se është një akt barbar, dhe kambana alarmi për sigurimin e punonjësve të drejtësisë. Sa i përket politikës, sot do të duhet të gjithë do të duhet të reflektojmë”, tha Manja.