“Akt poshtërues” e cilësoi kreu i Partisë Demokratike vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që vendosi që t’i kthehej pasaporta ish-kryeministrit, duke shfuqizuar masën e ndalimit jashtë shtetit.

një një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme, ai ka sulmuar gjyqtaren Irena Gjoka e cila dha vendimin, ndërsa nuk kurseu akuzat edhe për kreun e SPAK, Altin Dumani.

“Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj u bë pjesë e grushtit të shtetit, e grabitjes së pushtetit të parlamentit nga mercenarë, gjykatës me katër mbiemra. Irena me 5 mbiemra, Dumani me pesë apartamente. Kanë deklararuar shkeljen e parimit të porporcionalitetit.

Gjykata shkrojti jo vetëm Kushtetutën, por edhe kartën universale të të drejtave të njeriut. Ajo gjykatë, për të mbrojtur grushtin e shtetit, përvetësimin e pushtimit të parlamentit, shkoi deri në shkallën absurde, të shpallë lirinë e lëvizjes, jo një liri jo individuale. Sipas saj, liria e lëvizjes nuk përfshihet në liritë personale apo individuale. Nuk mund të ketë akt më poshtërues për një jurist që ka alfabetin e ligjit dhe kushtetutës. Liria e lëvizjes, është liria më themelore. Ajo sanksionohet në Konventën e të Drejtave Evropiane të Njeriut. As në gjykatat naziste, nuk thuhet se liria e lëvizjes, nuk na qenka liri individuale.”- tha Berisha.