Ditën e sotme u arrestua me urdhër të SPAK ish-Presidenti Ilir Meta. Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash. Arrestimi i tij ka sjell mjaft reagime edhe nga mediat ndërkombëtare. Së fundmi ka reaguar edhe deputeti Tedi Blushi duke e cilësuar arrestimin e ish-Presidentit si “dhunë” dhe “akt terrorist”.

Tedi Blushi:

Artemis Peca dëshmitari okular i dhunës dhe aktit kriminal që narkodrejtësia e Altin Dumdumanit.

Dënojmë me ashpërsi këtë akt terrorist të konsumuar nga bin Laden në krye të SPAK ose Altin Dumdumani, që sot me kriminelët nën uniformë të narkopolicisë kryen një nga krimet më të pashembullta në republikën e Shqipërisë, duke rrëmbyer ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Kuvendit dhe ish-presidentin, Ilir Meta. Edhe pse me imunitet dhe nën mbrojtje nga garda, fatkeqësisht i tradhtuar edhe prej tyre, u rrëmbye nga kriminelët që i paralajmëroj që nga ky moment e kanë personale me qytetarët e ndershëm se kanë marrë përsipër një detyrë që vetëm kriminelë mund ta bëjnë.