Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare aktorja e njohur shqiptare, Valentina Caci. Lajmin e ka bërë të ditur aktorja nga Korça, Zamira Kita, e cila në rrjetet sociale shkruan se kujtimi i saj dhe rolet në filma do të jenë të paharruara përgjithmonë.
"Lamtumire, e mira, e talentuara, e bukura, Valentina Caci! Rolet e shumta te realizuara prej saj, do te ngelen gjithmone ne kujtesen tone, bisedat dhe keshillat e saj, te paharruara! I perjetshem kujtimi!" - shkruan aktorja Zamira Kita.
Valentina Caci lindi në qytetit e Korçës më 2 mars të vitit 1936. Në lëvizjen artistike që shpërtheu që ne muajt e parë të paraçlirimit u aktivizua në grupet teatrale amatore, ku dhe u dallua si aktore amatore me perspektivë për skenën korçare.
Ishin këto të dhëna, për këtë amatore, që ra në sy të Dhimitër Trajçes, që e afroi në grupin e teatrit të ngritur pranë Pallatit të Kulturës së qytetit.
Aty, një vit mbas krijimit të teatrit profesionist, mbështetur në talentin e saj të treguar në grupin amator, Valentina Caci emërohet aktore në trupën teatrit profesionist. Regjisorët i besojnë role të rëndësishëm gjatë gjithë karrierës së saj në skenë.