Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta, duke thënë se nuk bëhet fjalë vetëm për “pazare të ulëta me politikanë”, por edhe për marrëveshje me njerëz të botës së krimit. Ai akuzoi se Altin Hajri është i lirë falë ndërhyrjeve të Altin Troplinit, ndërsa për tragjedinë e Jan Prengës u dënua vetëm roja i lokalit, dhe jo vetë Hajri. Sipas Berishës, për këtë u paguan 700 mijë euro.
Ai përmendi gjithashtu edhe familjen Xhafaj, duke e akuzuar se pasuria e tyre lidhet me trafiqe dhe se, pavarësisht kësaj, Fatmir Xhafaj kryeson një komision parlamentar.
Berisha solli në vëmendje edhe rastin e Erjona Daupajt, e cila sipas tij bënte pazare me bandën Çela dhe disa prokurorë, për çështjen e makinave Toyota Yaris. “Këto pazare shkonin deri në dhjetëra mijëra euro, dhe kur u thirr nga Altin Troplini, as pyetjet nuk u bënë siç duhet. Ymer Lala, i akuzuar për vrasje, sot është i lirë sepse pagoi miliona,” – tha ai.
“Ky bëri pazare me banditë, me vrasës. Altin Hajri është sot i lirë për shkak të tij. Dhe dënohet roja që copëtoi në lokalin e Altin Hajrit kufomën e Jan Prengës dhe Altini është i lirë, sepse Altin Troplini këtu, sipas burimeve, mori 700 mijë euro. Po jo vetëm kaq, se ju mund të thoni po këto burime, dakord, një dokument nuk ekziston për këtë, por ekziston një dokument tjetër qëe firmos Altin Troplinin. Ekziston dokumenti që Edi Rama i firmos bashkëshortes së Altin Hajrit hotel me 8 kate, ndërkohë që ai është subjekt i ligjit antimafia. E gjithë familja Hajri është subjekt i ligjit antimafia.
Siç është Fatmir Xhafaj, Faqezi Xhafaj, i cili ka pafytyrësinë të kryesojë komisionin, në një kohë kur pasuria e tij është vendosur mbi krimin e Gerondit, mbi trafiqet e Gerondit. Por ligji antimafia në Shqipëri, për shkak të Altin Troplinit, nuk ekziston. Merren me njerëz që u gjejnë ndonjë dozë kokainë kund nëpër xhepa dhe i përplasin në burgje. Ju e dini famozen Erjona Daupaj, ua kam paraqitur këtu regjistrimet e saj, kur ajo me dy prokurorë bën pazare me bandën Çela.
Bën pazare se sa do paguanin grupi Toyota Yaris për të marrë mbrapa makinat. Njërit i thotë se a jep 30 mijë, jo i thotë ky, dua 70 mijë. Dhe kur këtë e thirri Altin Troplini, çfarë i tha: i tha zotrote, na thuaj pak, kur more në pyetje Ymer Lalën, të rreshtuara 90 pyetje që do i bëje, dhe që ishte arrestuar për vrasje, e pyete për çdo gjë tjetër, por jo vetëm për vrasje. Se ky ishte ushtar i Ymer Lalës. Jo, jo, Ymer Lala i pagoi 1 milionë këtij. Se të arrestohet Ymer Lala, të akuzohet nga Luftar Reçi për vrasje me dëshmi dhe fakte, dhe ky sot është i lirë, Ymer Lala,” tha Berisha.