Një video shqetësuese është shpërndarë në rrjete sociale, me anë të së cilës, denoncohet helmimi i një qeni endacak nga punonjës të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Video në fjalë ka sjellë reagime të forta nga opinioni publik dhe aktivistët, të cilët ngrejnë shqetësimin për kafshët e pambrojtura.

Ndërkohë, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka reaguar së fundmi duke shprehur keqardhjen për situatën dhe njoftoi nisjen e menjëhershme të një procesi verifikimi për sqarimin e çdo rrethane të ngjarjes. Ristani theksoi se veprimtaret kriminale nuk do të tolerohen, ndërsa siguron qytetarët se transparenca do të jetë e plotë.