Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 3 vite e nje muaj burg.
Prej gjykimit të shkurtuar ish-kryebashkiaku përfiton 2 vite e 20 ditë në izolim. Goro akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste.
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u arrestua për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, që gjendet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut, të cilën Gjykata e Posaçme e ka nën sekuestro.
Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë sekuestruar nga SPAK dhe si përfitues fundor kishin ish-deputetin Artan Gaçi.
Goro u arrestua në mars të vitit të kaluar, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri.
Për të njëjtën çështje, do të gjykohet edhe ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ si dhe ish-juristi Vezir Gjikoka që ka masën ‘arrest në shtëpi’.
