Kaosi ka përfshirë seancën e sallën e Kuvendit pa nisur seanca parlamentare, pasi deputetët e opozitës nisën një revoltë.
Ata bllokuan fillimisht karriget e ministrave dhe foltoren, duke u përplasur me gardën. Mes akuzave për qeverinë, kryeministrin Edi Rama, zv.kryeministren dhe ministren Belinda Balluku, ka patur akuza dhe për kryeparlamentarin Niko Peleshi. Konkretisht janë ngritur akuza se gardistët që shoqëronin Peleshin kanë hyrë në sallë të armatosur.
Demokratët donin të ndalonin betimin e Endri Shabanit si Avokat Populli, u cili u zgjodh vetëm me votat e PS dhe me firmat e PD. Në nisjen e seancës, Belind Këlliçi ndezi flakadan në sallë, aty demokratët lëshuan ndaj Niko Peleshi ujë, kartonët e votimit.



