Katër turistë francezë janë vënë në pranga nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në zonat turistike të Ksamilit dhe Sarandës.

Sipas njoftimit zyrtar, tre prej të arrestuarve, të moshës 21-22 vjeç, u kapën më 4 shtator në lagjen nr. 3 të Ksamilit, pas kallëzimeve për një vjedhje të ndodhur në një lokal të zonës.

Të rinjtë dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim, duke vjedhur sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të tipit “gomone” që ndodhej pranë lokalit.

“Në Ksamil, u arrestuan në flagrancë 3 shtetasit P. K., 21 vjeç, H. K., 21 vjeç dhe Y. N., 22 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në një lokal në lagjen nr. 3, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë vjedhur disa sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit ‘gomone’.”, tha Policia.