Policia ka nisur kërkimet për dy persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me marrëdhënie seksuale me të mitura, në dy raste të raportuara në Tiranë dhe Qeparo.

Në Tiranë, autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e një 19-vjeçari, i cili dyshohet se rreth katër muaj më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Një tjetër rast është regjistruar në Qeparo, ku një 14-vjeçare ka denoncuar një 46-vjeçar, duke deklaruar se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Për të dyja ngjarjet, grupet hetimore vijojnë punën për kapjen e personave të dyshuar dhe sqarimin e plotë të rrethanave në të cilat kanë ndodhur ngjarjet.

Materialet përkatëse po trajtohen nga strukturat e drejtësisë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rasteve.