Akuzohen se i kërkuan ryshfet një qytetari nga Kosova, pezullohen nga puna dy efektivë policie të qarkullimit rrugor në Durrës.
Fillimisht denoncimi është bërë publik në një prej mediave online dhe pas kësaj, janë marrë masat për pezullimin nga puna deri në zbardhjen e së vërtetës. Policia sqaron se mjetit i është vënë një masë administrative nga patrulla e policisë.
Dy efektivët e pezulluar janë identifikuar me inicialet I.SH dhe I.V Policia informon se për veprime të mëtejshme çështja është dërguar pranë Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit për evidentimin dhe marrjen e masave përkatëse.
7 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)