Imam Ahmet Kalaja ka bërë një postim pak kontravers në rrjetet e tij sociale, duke mbështetur 2 persona që akuzohen për shfrytëzim dhe trafikim qeniesh njerëzore.

Nuk janë askush tjetër, veçse vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate, që po përballen me gjykim në Rumani, ku dhe akuzohen si pjesë e një rrjeti që trafikon vajza me qëllim prostitucionin. Ajo që i ka marrë vëmendjen imamit ka qenë libri i Kuranit që ka pasur në dorë, njëri nga dy vëllezërit e arrestuar. 

“Zot ruaje e mbroje habibin! Amin!,”-shkruan Ahmet Kalaja. 

Vëllezërit Tate u arrestuan në vilën e tyre në Bukuresht të Rumanisë. Dyshja u zbuluan pasi mes vajzave që kishin marr peng dhe mbanin 24 orë të vëzhguara në vilë, ishte dhe një amerikane. E reja arriti të kontaktonte me të dashurin e saj përmes një celulari që gjeti në shtëpi dhe ishte ai personi që dha alarmin në ambasadën amerikane. Ambasada vuri në lëvizje institucionet që bastisën vilën e vëllezërve Tate dhe i vunë të dy në pranga.