Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për trafikim të armëve të zjarrit.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe shoku i tij, një 24-vjeçar, i cili akuzohet për moskallëzim të krimit, pasi ai shoqëronte të akuzuarin për trafikim të armëve.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend 1”.

Si rezultat e të cilit arrestuan shtetasit D. N., 21 vjeç dhe A. S., 24 vjeç, të dy banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik të 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë”, njoftojnë uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar”Suspend 1”.

Goditet një tjetër rast i trafikimit të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, vihet në pranga 21-vjeçari.

Në pranga dhe një 24-vjeçar për moskallëzim krimi, i cili shoqëronte 21-vjeçarin.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend 1”.

Si rezultat e të cilit arrestuan shtetasit D. N., 21 vjeç dhe A. S., 24 vjeç, të dy banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik të 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.