Arrestohet Eduart Afmataj, autori i vrasjes së Artur Çangut në Nikël.

Afmataj është arrestuar në zonën e Qafë Shtamës në një banesë të vjetër të braktisur.

Artur Çangu u vra mbrëmjen e djeshme nga bashkëfshatari i tij i cili dyshohet se kishte lidhje krushqie.
Ngjarja ka ndodhur mes Eduart Afmatajt dhe Artur Çangut, ku ky i fundit humbi jetën. Sipas hetimeve paraprake, përplasja mes tyre kishte nisur rreth dy vite më parë për çështje pronësie.