Biznesmeni Embro Sulejmani ka mohuar para GJKKO-së akuzën se ndihmoi Ergys Agasin të fshinte gjurmët e takimeve në lokalin e tij, në periudhën kur Agasi ishte në kërkim.
Sulejmani tha se e njeh Agasin pasi janë të dy nga Durrësi. Ai pranoi se i kishte çuar ushqim, por u shpreh se nuk e kuptonte çfarë vepre penale kishte kryer.
“Nuk e di çfarë krimi kam bërë. I kam çuar supë e ushqim”, mësohet të ketë thënë biznesmeni gjatë seancës.
Në të njëjtin procedim u arrestua edhe oficeri i Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi. I pyetur për dyshimet e SPAK se kishte dërguar akte sekrete, ai deklaroi se nuk mbante mend ta kishte bërë një gjë të tillë.
GJKKO vendosi t’i lërë të dy në burg.
