Është shpallur në kërkim ndërkombëtar 44-vjeçari Edison Sheme, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht për 4 vite një të mitur në Maliq.
Policia dyshon se 44-vjeçari, i cili prej një jave është në arrati, është larguar ilegalisht drejt Greqisë për t’i shpëtuar arrestimit.
Ai u shpall në kërkim pas denoncimit të një 16-vjeçareje, e cila e akuzon se që në moshën 12-vjeçare, ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të.