Kryeministri Edi Rama ka reaguar për akuzat e ngritura ndaj tij, në lidhje me disa llogari instagrami të mbyllura në vendin tonë. Teksa shpërndan një postim të Partisë Demokratike Europiane, e cila ngre pyetjen se “kush po u mbyll gojën flamengove”, Rama hedh poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka aspak lidhje me mbylljen e llogarive të disa personave të angazhuar me protestën.
Rama më tej akuzon demokratët europian, duke i quajtur “agjitatore” se kanë publikuar një aludim të paturpshëm vizual. Rama shton më tej se mbylljet e llogarive mund të jenë bërë nga të njëjtat burime që nxitën protestën e quajtur “Revolucioni Flamingo”.
“Si mund ta quajnë veten demokratë këta agjitatorë, ndërkohë që publikojnë një aludim kaq të paturpshëm vizual? Kam jetuar me lojërat e fajësimit dhe turpit të kundërshtarëve të mi për aq kohë sa kam qenë në politikë. Por kur kjo formë e ulët propagande vjen nga njerëz që parakalojnë si demokratë evropianë, është vërtet e mjerueshme.
Po sikur i gjithë ky manovër të vijë nga të njëjtat burime dashakeqe që nxitën të ashtuquajturin ‘Revolucion Flamingo’, shumë prej të cilëve nxitën edhe kaosin në Ceuta? Pse? E thjeshtë: t’i japim jetë një “revolucioni” që tashmë është shuar. A nuk ka kuptim kjo? Sigurisht që ka. Por me sa duket jo vetëm për këta demokratë në emër. Pra, le të jem absolutisht i qartë: ne nuk kemi asnjë lidhje me çaktivizimin ose kufizimin e ndonjë llogarie në mediat sociale, as nuk kemi aftësinë teknike për të kryer një operacion të këtij lloji. Turp për të gjithë këtë bandë dështimesh për përhapjen e gjërave të tilla të pakuptimta”- shkruan Rama.
How can these agitators call themselves democrats while publishing such a shameless visual insinuation?
— Edi Rama (@ediramaal) September 3, 2026
I have lived with the blame and shame games of my opponents for as long as I have been in politics. But when this low form of propaganda comes from people parading as European… pic.twitter.com/2sXqOLMx8v
