Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 25-vjeçarin Marjan Kodheli, i dyshuar për vrasjen e babait të tij, 69-vjeçarit Pjetër Kodheli. Ngjarja e rëndë u regjistrua më 28 tetor, në mesditë, në fshatin Shkallnur.
Seanca gjyqësore u zhvillua sot nën masa të shtuara sigurie. I riu u paraqit fillimisht i qetë dhe i buzëqeshur në dhomën e xhamit, pavarësisht akuzës së rëndë që rëndon mbi të.
Çështja po hetohet nga prokurorja Matilda Fetau, ndërsa seanca drejtohet nga gjyqtari Xhevdet Lika. Organet kompetente pritet të vijojnë me veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.
