Kthesë në hetimet për vrasjen e Eglantina Bucit, 23-vjeçarja e cila u qëllua me një plumb në nofullë dhe më pas u gropos dhe u fsheh nga babai dhe vëllai.
Shkëlzen Buci, në një rrëfim për News 24, mësohet se ka thënë se nuk është ai personi që vrau Eglantinën.
“Nuk e kam vrarë unë Eglantinën. I penduari të tregojë vrasësit e vërtetë”,-mësohet të jetë shprehur ai, referuar dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, i cili e vë gishtin tek Shkëlzeni për vrasjen e Elgantinës.