Historia që u trajtua ditën e sotme në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” , ka të bëjë me një ngjarje të rëndë abuzimi seksual me një të mitur 6-vjeçare, e cila sipas gjyshes së saj është abuzuar nga gjyshi i saj me origjine turke.

Gjyshja rrëfen se dy mbesat e saj, vajzat e vajzës i ka rritur që nga lindja. Ajo rrëfeu në studio mes lotësh peripecitë mes saj dhe të bijës, për të cilën shprehet se nuk ka komunikim dhe se i ka braktisur vajzat deri aty sa janë abuzuar nga gjyshi i tyre.

E moshuara rrëfeu në studio momente nga bashkëjetesa e saj me mbesën 9-vjeçare, si dhe tregoi bisedën e saj me nusen e djalit, ku mbeten të tronditur nga rrëfimi i saj.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i njerkut të 9-vjeçares, i cili mbërriti në studio dhe mohoi të gjitha akuzat ndaj babait të tij, si dhe akuzoi vjehrrën e tij për mashtrim dhe e cilësoi si një njeri me probleme të shëndetit mendor.

“Para se të martoheshim, foshnja ka qenë 4 muajsh. Nëna e saj e kishte nxjerrë vajzën e vetë nga shtëpia. Kam qenë i qartë për gjendjen. E kam marrë atësinë e fëmijës, e kam pranuar atë para se të martoheshim. Historinë e saj e di. E kam pranuar si fakt, nuk më intereson se kush ka qenë ai. Vajza e parë ka ndenjur 3 vite, e vogla 5. Kanë jetuar te shtëpia imë në Turqi, me nënën dhe babanë tim dhe një dado që rri gjithë kohës aty. I vetmi problem i joni është gjyshja e vajzave të mia, ajo duhet të vizitohet sepse ka probleme të shëndetit mendor. Fëmija po rritet në një ambient të tillë. Është shpikje historia e abuzimit. Nëna dhe babai im kanë bërë një lojë dhe shaka mes fëmijës. Nuk është prekur me dorë, i është thënë diçka. Gjyshja e të vajzave të mija gënjen. Ajo ka një djalë autik vet, dhe ka qenë agresiv me të. Ajo madje ka pohuar vet që djali ka shkuar me motrën e vetë.”, tha ai.