Një banesë në fshatin Cërravë të Pogradecit ndodhet nën rrezik serioz për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu, i cili ndodhet vetëm pak metra mbi objektin e banimit.
Fatmirësisht, zona përreth ka qenë e kultivuar prej vitesh me vreshtari dhe pemtari, çka ka ndikuar në stabilizimin e përkohshëm të terrenit dhe ka parandaluar deri më tani ndonjë pasojë fatale.
Megjithatë, rreziku i vazhdimit të rrëshqitjes mbetet i pranishëm. Vetëm pak minuta më parë, shërbimet e emergjencës të Bashkisë dhe Prefekturës kanë mbërritur në vendngjarje për të vlerësuar situatën dhe për të marrë masat e nevojshme parandaluese.
Në banesën e rrezikuar jetojnë dy familje të mbiemrit Kapa, me disa anëtarë secila. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e evakuimit të tyre, në varësi të zhvillimit të situatës dhe vlerësimit teknik të terrenit.
