Ka përparuar zjarri i cili ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë në zonën e Drenovës të Mallakastrës, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve dhe autoriteteve vendore

Flakët po përhapen me shpejtësi të madhe, të favorizuara nga era e fortë, dhe tashmë janë afruar pranë një nënstacioni elektrik dhe një pusi nafte. Burime bëjnë me dije se shërbimet zjarrfikëse janë në gatishmëri të plotë dhe janë përqendruar kryesisht pranë nënstacionit për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt infrastrukturës kritike.

Ndërkohë, përforcime priten nga kompania Albpetrol, për të ndihmuar në përballimin e situatës dhe për të mbrojtur pusin e naftë dhe një magazinë, që ndodhet gjithashtu në afërsi të flakëve.