Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku sipas informacioneve paraprake, dy persona mund të kenë humbur jetën dhe një tjetër të jetë plagosur.

Burime paraprake bëjnë me dije se Policia e Shkodrës ka marrë një telefonatë lidhur me ngjarjen, por deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar për viktimat apo rrethanat e saj.

Situata paraqitet e vështirë edhe për shkak të terrenit të thellë malor. Zona e Dukagjinit ndodhet disa orë larg qytetit të Shkodrës, ndërsa mungesa e sinjalit telefonik në disa zona e vështirëson komunikimin dhe verifikimin e informacionit.

Autoritetet pritet të ndërhyjnë në terren për të verifikuar të dhënat dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Për momentin, informacioni mbetet paraprak dhe i pakonfirmuar zyrtarisht.