Vatra të shumta zjarri janë aktivizuar pothuajse në të njëjtën kohë në kodrat e fshatit Dukat të Vlorës, duke ngritur dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme. Sapo kanë pikasur flakët, banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë Policinë dhe shërbimin zjarrfikës. Në kushtet kur terreni i thyer me shkurre po favorizon përhap me shpejtësi të zjarrit, disa nga banorët janë nisur vetë drejt vatrës për të ndihmuar në izolimin e flakëve.

Në drejtim të ngjarjes është nisur një automjet zjarrfikës, mirëpo ndërhyrja me mjete motorike po mbetet mjaft e vështirë për shkak të terrenit të papërshtatshëm malor. Autoritetet përkatëse pritet të verifikojnë rrethanat e shpërthimit të menjëhershëm të këtyre vatrave paralele, ndërsa në terren po vijojnë përpjekjet e banorëve dhe forcave operative për mbajtjen e situatës nën kontroll.